Arrestohet në flagrancë për vjedhje në Termocentralin Kosova A

Kronikë e zezë

Arrestohet në flagrancë për vjedhje në Termocentralin Kosova A

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 14:46
Termocentrali Kosova A

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht ata të stacionit policor të Obiliqit, dje kanë arrestuar në flagrancë një person lidhur me vjedhjen e pajisjeve të metalta.

Vjedhja dyshohet se u bë në depon kryesore të ”Kosova Thëngjillit”, në TermoCentralin, Kosova A.

“I dyshuari; L. H. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat