Midis komunikacionit në Prishtinë, rrahen mes vete pesë persona

Kronikë e zezë

Midis komunikacionit në Prishtinë, rrahen mes vete pesë persona

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një rrahje masive në komunikacion ka ndodhur dje në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat