E rrahu dhe e djegu burri me cigare, gruaja kërkon ndihmë

Kronikë e zezë

E rrahu dhe e djegu burri me cigare, gruaja kërkon ndihmë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.B, i cili dyshohet që të mërkurën ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, u tha në njoftimin e gjykatës.

Madje, S.B dyshohet edhe e ka djegur me cigare viktimën M.B në hundë, dorë dhe gjoks.

Viktima deklaroi për median se burri ushtron vazhdimisht dhunë ndaj saj. Andaj edhe të premten djegiet me cigare ia shkaktoi pikërisht pse kjo po e lajmëron burrin në polici.

Ajo kërkon ndihmë nga vullnetmirët që t’i gjejnë një vend banimi, në mënyrë që bashkë me fëmijët e saj të largohet nga ajo shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat