Arrestohet i mituri në Prishtinë, i’u gjet një cigare e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri në Prishtinë, i’u gjet një cigare e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i mitur në Prishtinë.

Pasi dyshohet për përdorim të substancave narkotike.

Në raportin 24 orësh të Policisë, njoftohet se i mituri i arrestuar, gjatë kontrollit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, i është gjetur një cigare e vogël me substancë narkotike të llojit të marihuanës.

I mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat