Për organizim të skemave piramidale, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Për organizim të skemave piramidale, arrestohen dy persona

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës  përmes rrugëve operative ka marrë informata se në një  lokal në fshatin  fshatin Cernicë komuna e Gjilanit ka organizim të lojërave të fatit dhe bixhozit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është  realizuar bastisja e këtij  lokali ku është  arrestuar fillimisht  i dyshuari A. M., (1978).

Gjatë bastisjes në lokalin e tij janë  Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar si prova materiale:

Dy (2 ) aparate për lojëra të fatit ‘Merkur’

Një (1) shtëpizë e kompjuterit

Një (1) monitor

Një  (1)printer

Gjashtëdhjetë e pesë (65) euro që janë gjetur në brendësi të aparatit të konfiskuar

Pesëmijë e njëqind e pesëmbëdhjetë (5115) euro dhe  treqind e gjashtëdhjetë ( 360) franga zvicerane të konfiskuara nga çanta e të dyshuarit.  

Është arrestuar po ashtu edhe i dyshuari i dytë  E. M., (1991) si pronar i këtyre aparateve dhe pajisjeve përcjellëse .

Pas intervistimit  të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, të njëjtit me vendim të prokurorit  të  shtetit ndalen në mbajtje për  48 orë .

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat