Tmerruese: Burri e mbyll për tre orë gruan në podrum

Kronikë e zezë

Tmerruese: Burri e mbyll për tre orë gruan në podrum

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje verbale që ka pasur një çift bashkëshortor nga Prizreni ka eskaluar.

Me këtë rast burri e ka mbyllur në podrum për tre orë gruan e tij.

"Prizren 14.08.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, e ka mbajtur rreth 3 orë dhunshëm në podrum bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare.

Me vendim të pakurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat