Zbardhet gjithçka: Kështu u vra 22-vjeçari Xhuljano Bullari

Kronikë e zezë

Zbardhet gjithçka: Kështu u vra 22-vjeçari Xhuljano Bullari

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

 Bledar Selmanaj u soll i prangosur në polici. 39-vjeçari u arrestua në zonën e ish-bllokut në kryeqytet mbrëmjen e së martës i akuzuar për ekzekutimin me plumb në kokë të të riut Xhuliano Bullari natën e 20 Gushtit në fshatin Babicë të Vlorës.

Policia thotë se në momentin e arrestimit, Selmanajt iu gjet një pistolete me 1 krehër me 10 fishekë. Por nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë u gjet e groposur në oborr një tjetër pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se Selmanaj ka kryer vrasjen e 22-vjeçarit.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes. Policia thotë se viktima dhe autori kishin pasur njohje në të kaluarën dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ka qenë zbardhja e telefonatave dhe mesazheve të gjetura në telefonin e viktimës ato që çuan në zbulimin e autorit.

39-vjeçari Bledar Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Pak vite më parë ai u arrestua për një sërë vjedhjesh të banesave dhe grabitje të argjendarive në Tiranë. Ai njihej si një “hajdut serial” në kryeqytet. Tashmë ai do të akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat