Dy kuletat e humbura iu kthehen pronarëve në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dy kuletat e humbura iu kthehen pronarëve në Mitrovicë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Dy kuleta që kishin humbur e që u gjetën dje, u janë kthyer të premten pronarëve në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka bërë të ditur që pronarët dhe policia i kanë falenderuar dy qytetarët për ndihmën.

“Rasti i parë i gjetjes së kuletës është raportuar në orët e paradites, nga qytetari F. A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në shëtitore afër sheshit Isa Boletini në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar në orët e mbrëmjes, nga qytetari S. S., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në rrugën Afrim Zhitia në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.”

Tutje njoftohet se në të dy rastet kuletat mbanin dokumente dhe të holla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat