Publikoi në Facebook fotografi me armë në dorë, arrestohet 29 vjeçari

Kronikë e zezë

Publikoi në Facebook fotografi me armë në dorë, arrestohet 29 vjeçari

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:08
Arma e sekuestruar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar nga fshati Mushnikovë e Prizrenit pasi i njëjti kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi me armë. Ndaj 29 vjeçarit u ushtrua kallëzim penal derisa iu sekuestrua arma e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.

Një qytetar nga fshati Mushnikovë, kishte dalë në fotografi duke ekspozuar një armë të tipit revole, dhe të njëjtën fotografi e kishte postuar në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook.

“Policia e identifikojë të dyshimtin dhe menjëherë e gjeti lokacionin e tij, duke e ftuar në intervistë. Gjatë ballafaqimit me fotografinë e postuar i njëjti e pranoj se ishte në posedim të armës të cilët e kishte në fotografi dhe të njëjtën e dorëzoj pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren’, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.

“Ndaj të dyshimtit M.R i lindur në vitin 1992, policia ushtroj kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokuroi i shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime të mëtutjeshme”, theksohet në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat