Për kanosje në Skenderaj, arrestohet 20-vjeçari

Kronikë e zezë

Për kanosje në Skenderaj, arrestohet 20-vjeçari

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Dje në orët e pasdites në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.

Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. S.,20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, pasi i njëjti ka kanosur dhe dëmtuar dyqanin e ankuesit.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedurale të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet për veprën penale “Kanosje” dhe “ Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ndërsa pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat