​Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje në Banjë të Malishevës

Kronikë e zezë

​Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje në Banjë të Malishevës

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Banjë të Malishevës për armëmbajtje pa leje, si dhe ka konfiskuar disa armë.

Gjatë tri kontrolleve të ndara të shtëpive dhe objekteve përcjellës, mbrëmë në orën 19:00, policia ka arrestuar A.A.G. (1990), tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike M-47, kalibri 7.62 dhe dy karikatorë, si dhe një revole Ekol Firat Compact.

Personi tjetër i arrestuar është A.L.E. (2003), tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz MA BY ATAC Arms, kalibër 9 mm dhe 12 fishekë me gaz.

Personi i tretë i arrestuar është H.A.G. (1965) tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie “Bokericë”.

Hetuesit rajonalë nga DRP Gjakovë në vazhdën e hetimeve për disa vepra tjera penale, kanë arrestuar edhe të dyshuarin e katërt E.SH.H, (1998), tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar një revole ZORAKI –M -906, një karikator dhe pesë fishekë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për t’u iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat