Vrau gruan me shufër metalike, Nuhi Mavrovqanit i ulet dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burg

Kronikë e zezë

Vrau gruan me shufër metalike, Nuhi Mavrovqanit i ulet dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burg

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 14:15
Nuhi Mavrovqani

Nuhi Mavrovqanit, që e vrau gruan e tij, i është ulur dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burgim.

Nuhi Mavrovqani në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, por rasti është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

I akuzuari e kishte pranuar fajësinë e kryerjes së këtij krimi, por jo sipas aktakuzës ku thuhet se e ka bërë atë me vetëdije.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik të vitit 2020 pas një zënke që kishte nisur në familje e kishte goditur gruan e tij atëherë 34 vjeçare disa herë me shufër metalike derisa ia kishte thyer edhe kafkën.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat