Një vajzë e mitur lindë fëmijë në QKUK, policia interviston bashkëjetuesin dhe babain e saj

Kronikë e zezë

Një vajzë e mitur lindë fëmijë në QKUK, policia interviston bashkëjetuesin dhe babain e saj

Nga: H.O. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një femër nën moshën 16 vjeҫare, nga Fushë Kosova, është drejtuar në QKUK për të kryer lindjen.

Lidhur me këtë është lajmëruar Policia e Kosovës, pasi bëhej fjalë për një vajzë të mitur. Policia ka intervistuar dy meshkuj, personin me të cilin ka bashkëjetuar e mitura dhe babain e saj.

Më pas ata janë liruar me procedurë të rregullt.

Raporti i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJET

Fushë Kosovë 12.2020 – NN.  Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare,  shtatzënë  është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit  meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat