Abuzoi seksualisht disa herë me 16 vjeçaren, arrestohet 53 vjeçari

Kronikë e zezë

Abuzoi seksualisht disa herë me 16 vjeçaren, arrestohet 53 vjeçari

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht.

Lidhur me këtë rast, policia ka ndaluar 53-vjeçarin me iniciale K.H. nga Libohova.

Dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, 53 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16 vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për ekzaminime të mëtejshme.

Ndaj 53 vjeçarit janë referuar materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat