Plaçkitet punëtori i postës: Me maska e armë i vjedhin para e telefona

Kronikë e zezë

Plaçkitet punëtori i postës: Me maska e armë i vjedhin para e telefona

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një punëtor i Postës së Shpejtë është plaçkitur si në filma dje në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjersa viktima ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës.

Të dyshuarit  janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat