Rreth 300 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

Kronikë e zezë

Rreth 300 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:25
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 294 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,585 tiketa trafikut.

Një aksident është me të vdekur, ndërsa janë shkaktuar edhe 40 aksidente trafiku me dëme materiale e 21 me të lënduar.

Janë arrestuar 21 persona e janë dërguar në mbajtje 11 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat