Dy të arrestuar në Lipjan për sulm ndaj një të mituri

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Lipjan për sulm ndaj një të mituri

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të mitur, pasi kanë sulmuar një person, po ashtu të mitur.

Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan, në orën 09:55.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur), pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq nga i dyshuari është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat