Ngjarje e rëndë në Sarandë, 13-vjeçarja abuzohej seksualisht nga punonjësi i policisë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Sarandë, 13-vjeçarja abuzohej seksualisht nga punonjësi i policisë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:45
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Një vajzë e mitur 13-vjeçare është shfrytëzuar për prostitucion nga një 62-vjeçar.

Lidhur me këtë hetim është përfshirë edhe SHÇBA, pasi gjatë aksionit të realizuar të enjten u arrestuan tutori dhe një punonjës policie.

Në pranga kanë rënë kryeinspektori P.R. 63 vjeç, punonjës policie me trup shërbimi në pikën kufitare të Rripsit, dhe tutori 62-vjeçar S.K., që shfrytëzonte vajzën e mitur.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë zgjatur 1 muaj. 63-vjeçari S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi 13-vjeçaren L.H., duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të së miturës.

Ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren në ambientet e përshtatura.

Gjatë aksionit u sekuestruan 2 makina, 4 celularë, një sasi parash dhe u vendos sekuestro preventive ndaj ambientit ku ushtrohej prostitucioni.

Të arrestuarit akuzohen për ‘Shfrytëzim i prostitucionit’, ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, ‘Prostitucioni’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat