Ngacmoi të miturën, arrestohet një person në Kaçanik

Kronikë e zezë

Ngacmoi të miturën, arrestohet një person në Kaçanik

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një të mitur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 19:00 në Kaçanik, ndërsa është cilësuar si “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat