Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka të lënduar

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Nga aksidenti mbetën të lënduar 3 persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat