Po shkonte në një vendngjarje, "Benz-i" aksidenton për vdekje policin në Shkodër

Kronikë e zezë

Po shkonte në një vendngjarje, "Benz-i" aksidenton për vdekje policin në Shkodër

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:31
Ilustrim

Një oficer i policisë në Shkodër ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe.

Mjeti tip" Benz" me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë  Jakup Rekaj, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje  dhe për pasojë  ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat