Dy të vdekur në një aksident trafiku në Klinë, njëri nga viktimat është fëmijë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy të vdekur në një aksident trafiku në Klinë, njëri nga viktimat është fëmijë, policia jep detaje

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:39
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar 20:49) - Dy persona e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:25 në fshatin Zajm të Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Burimet e medias bëjnë me dije se njëri nga viktimat është fëmijë rreth moshës tetë vjeçare.

Dy personat ishin dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Ata kanë arritur pa shenja jete në spital.

***

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes një kamioni transportues dhe një veture.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës rreth orës 18:25.

Lidhur me këtë aksident detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

***

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

Burimet e medias bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 18:25 në magjistralen Pejë- Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur konkretisht në fshatin Zajm të Klinës.

Media do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat