Në këtë rrugë u vra 35-vjeçari në Peqin, autori/ët dogjën makinën e tyre dhe u larguan me atë të viktimës

Kronikë e zezë

Në këtë rrugë u vra 35-vjeçari në Peqin, autori/ët dogjën makinën e tyre dhe u larguan me atë të viktimës

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 11:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në këtë rrugë të fshatit Gjoçaj në Peqin u gjet i vrarë me armë zjarri 35-vjeçari, Albi Bashaliu.

Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 08:39.

Pak metra më tutje është gjetur një makinë e djegur.

Sipas burimeve  pranë grupit hetimor nga vendngjarja makina e djegur është e autorit-ëve të ngjarjes, raporton  Ora News.

Mësohet se ata janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës.

Në lokalin në anë të rrugës po mbahen brenda nga policia tre persona pasi mësohet se janë dëshmitarë në vendnngjarje.

Nga burimet dyshohet se pas vrasjes fshihet një hakmarrje mundshme pasi i vëllai i tij Leonard Bashaliu, i cili në qershor të këtij vrau me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat