Klinë: E gjen vëllanë e vdekur në bodrum

Kronikë e zezë

Klinë: E gjen vëllanë e vdekur në bodrum

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në një bodrum në Klinë.

Rastin në polici e ka lajmëruar vëllai i viktimës, i cili edhe e ka gjetur atë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në bodrum, ka gjetur viktimën (vëllain e tij).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat