Tjetër aksident në aksin Laç-Lezhë, makina me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga

Kronikë e zezë

Tjetër aksident në aksin Laç-Lezhë, makina me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme, 28 dhjetor  pranë Fushë Milotit, në aksin Lezhë-Laç.

Burime bëjnë me dije se një autoveturë "Foriustrade" ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë.

Në autoveturë ndodheshin një familje nga Mirdita, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit e cila është dërguar për mjekim.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë mungesa e sinjalistikës.

Një natë më parë, 27 dhjetor një aksident tragjik në Rrugën e kombit i mori jetën një fëmije 3 vjeç dhe babait të tij Shkurt Prenga rreth 30 vjeç.

Nga aksidenti u plagosën rënë bashkëshortja e viktimës Fabiola Prenga dhe drejtuesi i makinës tjetër tip "Benz."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat