Vidhet me pistoletë lodër zyra e dhënies së kredive në Korçë, kapet hajduti me “xhepat” plot me para

Kronikë e zezë

Vidhet me pistoletë lodër zyra e dhënies së kredive në Korçë, kapet hajduti me “xhepat” plot me para

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 22:48
Ilustrim

Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Sekuestrohet pistoleta lodër dhe sasia e parave të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Bardhyl Avdolli 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat