Disa persona sulmojnë policët në Podujevë, njëri përfundon në spital

Kronikë e zezë

Disa persona sulmojnë policët në Podujevë, njëri përfundon në spital

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Disa persona kanë sulmuar fizikisht zyrtarë të Policisë së Kosovës, në dy raste të ndara në Podujevë.

Në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”, një person ka thyer xhamat e një lokali dhe i njëjti ka sulmuar policët.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.01.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka thyer xhama dhe orendi brenda në një lokal. I dyshuari  ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Njeri prej zyrtarëve policor  ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në rastin tjetër janë arrestuar dy persona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi që të njëjtit i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht në kryerje të detyrës zyrtare zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat