Sulmohet seksualisht e mitura në Podujevë

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht e mitura në Podujevë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 08:35
Ilustrim

Një vajzë e mitur raportohet të jetë sulmuar seksualisht këtë të enjte në Podujevë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

“Podujevë 06.01.2022-18:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur)”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat