Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:56
Foto aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar lehtë.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona në këtë rrugë magjistrale. Media është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Për të parë videon kilkoni KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat