Ferizaj: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Ferizaj, për armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur të ditur se është konfiskuar një armë të kalibrit 9mm si dhe 78 fishekë të kalibrit 9mm.

“Pas marrjes së informatës për gjuajtje me armë, njësiti policor ka shkuar në lokacion dhe me të arritur në një villë  ka hasur rreth 15 persona. Njësiti policor nga i dyshuari  mashkull kosovar ka  konfiskuar një armë  të kalibrit 9mm si dhe 78 fishekë të kalibrit 9mm.Gjatë kontrollimit për rreth villes  është gjetur edhe një karikatorë i revoles NN”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat