Aksident trafiku në Deçan, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Deçan, katër persona të lënduar

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit.

Nga ky aksident, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti kur vetura me të cilën po lëviznin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka dalur nga rruga duke u rrokullisur në një kanal”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK, ndërsa tre të lënduarit e tjerë pas trajtimit Spitalin e Pejës janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat