​Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj, kanosi një femër

Kronikë e zezë

​Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj, kanosi një femër

Më: 13 janar 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet D.A për kanosje. I dyshuari kishte kanosur një femër të moshës 31-vjeçare me iniciale A.A..

Policia kishte marrë urdhër kontroll nga Gjykata Themelore në Ferizaj për të bastisur shtëpinë, e i dyshuari me të vërejtur oficerët ka tentuar të largohet por është arrestuar ndërsa në shtëpinë e tij është gjetur edhe një pistoletë e cila është konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat