E tmerrshme, dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Kronikë e zezë

E tmerrshme, dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është dhunuar.

Rasti ka ndodhur gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2021. 

Ankuesi bashkë me vajzën e tij të mitur kanë shkuar në polici më 12 janar të këtij viti dhe e kanë raportuar rastin. 

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Mitrovicë, Qershor-Korrik 2021 . Me datë 12.01.2022  ankuesi mashkull kosovar së bashku me  viktimën -vajzën e tij të moshës se mitur ka raportuar rastin e cekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat