Tre persona të lënduar në aksident zinxhiror në Gjakovë

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar në aksident zinxhiror në Gjakovë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Një një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Babaj i Bokes të Gjakovës, tre persona kanë marr lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Fillimisht mes veti janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit të shiritit. Janë lënduar dy persona. Me pastaj vjen automjeti tjetër dhe nga shpejtësia godet një veturë tashmë të aksidentuar”, njoftoi Gjurkaj.
Tre personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës ku dhe janë duke u trajtuar.

Ne vendngjarje ka dalë policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat