Nëna njofton policinë për vdekjen e vajzës në Skenderaj, nisin hetimet

Kronikë e zezë

Nëna njofton policinë për vdekjen e vajzës në Skenderaj, nisin hetimet

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një grua në Skenderaj ka njoftuar policinë se i ka vdekur vajza e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjekut.

Sipas raportit, viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ajo është dërguar për trajtim ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e saj.

“Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja.

Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet më tej në raportin e policisë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat