45-vjeçari kapet duke iu treguar armën të tjerëve

Kronikë e zezë

45-vjeçari kapet duke iu treguar armën të tjerëve

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Arma e kapur nga policia

Sot rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar. Ai ishte parë në rrugë se po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor.

Personi i dyshuar, A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reaguar shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritur që të arrestojë të njëjtin si dhe t'i sekuestrojë armën e zjarrit.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat