Gruaja tenton të vras burrin e saj në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gruaja tenton të vras burrin e saj në Ferizaj

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të ketë ndodhur dje në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga gruaja e tij.

Viktima sipas policisë ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Ndërkohë, që e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga e dyshuara femër kosovare (bashkëshortja e tij). Viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat