Në Fushë Kosovë dhe Lipjan arrestohen dy burra – sulmuan fizikisht gratë e tyre

Kronikë e zezë

Në Fushë Kosovë dhe Lipjan arrestohen dy burra – sulmuan fizikisht gratë e tyre

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar, njëri në Lipjan e tjetri në Fushë Kosovë, janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Në Lipjan, më 08.02.2022 viktima femër ka njoftuar se më 17.11.2021 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Fushë Kosovë është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat