Goditet rrjeti i drogës në Kosovë, Policia konfiskon 91 kilogramë marihuanë, një i arrestuar, 3 në kërkim

Kronikë e zezë

Goditet rrjeti i drogës në Kosovë, Policia konfiskon 91 kilogramë marihuanë, një i arrestuar, 3 në kërkim

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Pamje nga video

(E plotësuar 14:29) -Përleshje mes të dyshuarve dhe policisë gjatë aksionit “Kamera”

Gjatë aksionit të policisë të koduar “Kamera” ka pasur pëleshje mes zyrtarëve policor dhe të dyshuarve.

Gjatë kësaj përleshje, hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare.

Këtë e ka bërë  të ditur Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Reshat Murseli në një konferencë për media, ku u shpreh se vetura e cila nuk përfilli udhërin policor për ndalje, ishte me targa gjermane.

“Të dyshuarit nuk kanë përfilluar urdhërat policer për ndalje. Hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare. Vetura e dyshuar me targa gjermane, i dyshuari është arratisur në këmbë. Në kontroll të veturës brenda saj ka gjetur 34 paketime me marihuanë me peshë 91 kg. Janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe është arrestuar një 55 vjeçar. Deri më tani një i dyshuar është i arrestuar, dhe policia është në kërkim të së paku edhe tre të dyshuarve”, u shpreh ai.

***

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie pas një operacioni të anti-drogës, ku u konfiskuan 91 kilogram narkotik të llojit marihuanë.

Majori i Policisë, Reshat Murseli, tha se aksioni është zhvilluar mbrëmë rreth orës 20:20.

Sipas tij ky operacion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve

***

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie pas një operacioni të anti-drogës, ku u konfiskuan 91 kilogram narkotik të llojit marihuanë.

Majori i Policisë, Reshat Murseli, tha se aksioni është zhvilluar mbrëmë rreth orës 20:20.

Sipas tij ky operacion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve

-- 

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë 91 kilogramë drogë të tipit marijuhanë në fshatin Konushefc në komunën e Podujevës.

Një person është arrestuar, kurse tre persona të tjerë janë në kërkim.  

Sipas policisë të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Bastisje ka pasur edhe në Dragash.

Sipas informatave origjina e këtij malli të paligjshëm është nga Shqipëria

***

 Policia në konferencë pas një operacioni anti-drogë.

***

Policia e Kosovës njofton për mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme sot në orën 14:00.

Konferenca është organizuar pas një operacioni të cilin policia e quan të suksesshëm.

Sipas policisë, ky opearcion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Detajet se në cilin rajon është zhvilluar ky operacion dhe sa ka të arrestuar do të kuptohen në konferencën e thirrur për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat