Dënohet me 150 euro shoferi në Ferizaj pasi u kap duke tejkaluar në vijë të plotë

Kronikë e zezë

Dënohet me 150 euro shoferi në Ferizaj pasi u kap duke tejkaluar në vijë të plotë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Ferizajt me automjet civil rreth orës 21:30, kanë ndaluar një veturë pasi kishte bërë tejkalim në vijë të plotë, në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Siç njoftohet, ndaj shoferit N.H (M/K) i moshës 49-vjeçar, policia i ka shqiptuar gjobë 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Po ashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat