​Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje në Mitrovicë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të sotëm, ku cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.

Sipas policisë, arrestimi i gjashtë personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale.

Pas procedurave interivistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat