Makina aksidenton adoleshentin te "Don Bosko" dhe arratiset

Kronikë e zezë

Makina aksidenton adoleshentin te "Don Bosko" dhe arratiset

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 11:07
Ilustrim

Një adoleshent është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në "Don Bosko".

Policia njofton se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat