Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, në orët e pasdites të datës 14 Shkurt 2022, në Stacionin Policor Vushtrri është pranuar një informatë se një person i cili derisa kishte qenë duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor) kishte pasur një fjalosje me një pjesëmarrës në trafik rreth përparësisë së kalimit dhe më pas kishte nxjerrë armën të cilën e kishte mbushur në vend publik.

Tutje theksohet se pas kësaj fjalosje, i dyshauri kishte vazhduar rrugën mirëpo shumë shpejtë ka arritur të identifikohet dhe të ndalohet nga ana e njësive policore dhe gjatë kontrollit policët kishin arritur të gjenin armën të cilën e kishte fshehur nën ulësen e drejtuesit të mjetit.

I dyshuari A.A., 43 vjeçar, është arrestuar ndërsa arma (pistoletë) me një karikator dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Pas procedurës intervistuese,  ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve dhe Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat