E goditi me grusht në fytyrë ish-gruan, paraburgim për ferizajasin

Kronikë e zezë

E goditi me grusht në fytyrë ish-gruan, paraburgim për ferizajasin

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:17
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri SH.M., më 16 shkurt 2022, në një rrugë në Shtime, pas një mosmarrëveshje lidhur me disa të holla ka sulmuar të dëmtuarën S.J., ish bashkëshorten e tij, në atë mënyrë që me forcë dhe me dashje, e kishte kapur për flokë dhe për xhakete dhe më pas e kishte goditur me grusht në fytyrë, me ç` rast i shkakton lëndime trupore ku e njëjta ka kërkuar tretman mjekësore në QKMF në Shtime.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat