I bëri presion psikik, nusja nga Malisheva e lajmëron vjehrrin në polici

Kronikë e zezë

I bëri presion psikik, nusja nga Malisheva e lajmëron vjehrrin në polici

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se një grua nga Malisheva e ka raportuar në Polici, vjehrrin e saj, pasi ka thënë se i dyshuari ka ushtruar presion psikik në vazhdimësi ndaj saj.

Siç njofton policia, i dyshuari fillimisht është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.    

“Malishevë, 18.02.2022-17:00. Viktima femër  kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka presion psikik nga i dyshuari mashkull  kosovar  (vjehrri i saj).

I Dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat