Arrestohet një person, dyshohet se trafikoi të mituren duke e mbajtur në kafiterinë e tij në Mitrovicën e Veriut

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, dyshohet se trafikoi të mituren duke e mbajtur në kafiterinë e tij në Mitrovicën e Veriut

Më: 8 mars 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut i cili dyshohet se e ka trafikuar një vajzë të mitur.

“Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se i dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare”.

I njëjti dyshohet se e ka mbajtë viktimën e mitur në kafiterinë e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë.

“Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicën Veriore, në koordinim me PTH –Pejë, Departamenti për të mitur, dje më datë 07.03.2022 rreth orës 09:20 në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar një person”.

“Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trafikimi me njerëz’. Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se i dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare”.

“Hetimet intensive ndaj të dyshuarit kanë rezultuar në sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajtë viktimën e mitur në kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për punë të detyruar, duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurt 2022”.

“Me vendim të prokurorisë kompetente i dyshuari është ndaluar 48 orë për procedim të mëtejmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat