Arrestohet i dyshuari për rastin e sekuestrimit të 90 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për rastin e sekuestrimit të 90 kg marihuanë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:28
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar për rastin e gjetjes dhe konfiskimit të 90 kilogramëve marihuana.

I arrestuari është M.Q, i cili në hetimin e parë kishte arritur të arratisej, ndërsa bashkëpunëtori i tij A.SH ishte arrestuar më parë.

“Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj. Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit  me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.”.

Sipas, komunikatës për media rreth arrestimit të të dyshuarve është njoftuar Prokuroria Themelore për Krime të Rënda-Prizren.

“Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat