Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, në pranga 25-vjeçari në Kamzë

Kronikë e zezë

Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, në pranga 25-vjeçari në Kamzë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 16:29
Ilustrim

Një 25-vjeçar në Kamzë është arrestuar pasi ka aksidentuar punonjësen e policisë bashkiake. 

Policia bën me dije së  në pranga ka rënë shtetasi  G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, dhe akuzohet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

"Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën "Berisha", nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet."- njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat