Rrahu gruan, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Rrahu gruan, arrestohet nga policia

Më: 16 mars 2022 Në ora: 20:31
Ilustrim

​Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:20 ka pranuar një informacion se në rrugën "Hysen Terpeza" në Ferizaj është në rast i dhunës në familje.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet V.R. (46).

Pasi për një mosmarrëveshje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij V.R. (42), duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat