Policia arreston shqiptaren, shantazhonte gjilanasin

Kronikë e zezë

Policia arreston shqiptaren, shantazhonte gjilanasin

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë pasi e njëjta ka shantazhuar një qytetar nga Gjilani.

Viktima e kishte raportuar rastin në polici duke thënë se e dyshuara e shantazhonte duke I kërkuar para.

“Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga  e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat